Termat & Kushtet

Mirë se vini!

Faleminderit që keni zgjedhur të përdorni skosmetics.com dhe shërbimet tona. Ne do t’i referohemi si “Shërbime“.

Ne i kemi shtuar këto kushte përdorimi (referuar si “Kushtet”) në mënyrë që ju të njiheni me rregullat që përcaktojnë marrëdhëniet tona me ju. Megjithëse jemi munduar ta bëjmë këtë rregullore më të kuptueshme, do të gjeni gjithashtu edhe terma juridikë. Arsyeja e përdorimit të tyre është se ato përbëjnë nenet e kontratës juridike midis jush dhe SKosmetics, kështu që, ne ju sugjerojmë t’i lexoni me kujdes. Duke përdorur shërbimet tona, ju pranoni dhe merrni përsipër të respektoni plotësisht detyrimet tuaja sipas këtyre Kushteve, përndryshe do t’ju kërkojmë me mirësi të mos i përdorni shërbimet tona. Në kontekstin e këtyre Kushteve, termat “Ju” ose “përdorues” ose “blerës” nënkuptojnë një entitet ose individ që përdor shërbimet tona, ndërsa “NE” ose “ynë” ose “SKosmetics” nënkupton SKosmetics, dhe “Palët nënkupton JU dhe SKosmetics.

Privatësia

Ju lutemi lexoni Politikën e Privatësisë të publikuar në faqen tonë të internetit në skosmetics.com. Politika e privatësisë është një pjesë integrale dhe e pandarë e Kushteve

E DREJTA E AUTORIT

Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e autorit dhe angazhohemi që t’i respektojmë plotësisht këto të drejta. Të gjitha informacionet në përmbajtje, të vëna në dispozicion ose postuar përmes ndonjë prej shërbimeve tona, siç janë, por nuk kufizohen vetëm në: çdo tekst, grafikë, logo, imazhe, klipe audio, shkarkime dixhitale, të dhëna të grumbulluara dhe/ose programe kompjuterike janë pronë e jona, ose kontraktorët tanë, dhe mbrohen nga ligji për të drejtat e autorit të Republikës së Shqipërisë, ligji  në bazë të cilit  operon ose ushtron veprimtarinë e saj SKosmetics dhe ligji ndërkombëtar i të drejtave të autorit. Nëse gjatë përdorimit të shërbimeve tona vini re se ndonjë e drejtë e autorit është shkelur, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes detajeve të kontaktit të publikuara në faqen tonë të internetit.

Marka tregtare

Marka jonë tregtare mbrohet me ligj. Asnjë person fizik ose juridik, gjatë aktiviteteve të tyre tregtare, nuk mund të përdorë asnjë simbol që është në thelb identike ose e ngjashme me markën tonë. Përdorimi i paautorizuar i një marke tregtare konsiderohet shkelje e të drejtave të pronës të një marke tregtare të regjistruar.

Përmbajtje të tjera

Në shërbimet tona një pjesë e përmbajtjes vjen nga përdoruesit, botuesit dhe palët e treta. Edhe pse ne përpiqemi të rishikojmë përmbajtjen herë pas here, nuk e bëjmë këtë për të gjitha faqet, dhe si rezultat nuk mund dhe nuk duam të marrim përgjegjësi për çdo përmbajtje që vjen nga të tjerët përmes shërbimeve tona.

Komunikimi elektronik

Ju pranoni të komunikoni me ne në mënyrë elektronike, përmes postës elektronike, teksteve, njoftimeve, mesazheve ose përmes shërbimeve të tjera. Ju mund të ruani kopje të këtyre komunikimeve për nevojat tuaja. Ju pranoni që të gjitha marrëveshjet, njoftimet, informacionet dhe komunikimet e tjera që ju ofrojmë ne në mënyrë elektronike janë të vlefshme dhe të plota dhe janë ekuivalente me komunikimet me shkrim.

Llogaria juaj

Nëse hapni një llogari me ne, ju mund të hyni në të gjitha shërbimet tona, por jeni ju përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj dhe pranoni të merrni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që bëhen nën llogarinë dhe fjalëkalimin tuaj. Për të blerë produkte përmes skosmetics.com duhet të jeni një përdorues i regjistruar. Nëse nuk keni një llogari, ju lutemi regjistrohuni.

Modifikimi i shërbimeve

Ne gëzojmë të drejtën në çdo kohë dhe pa paralajmërim paraprak të modifikojmë, korrigjojmë, kufizojmë ose përfundojmë përkohësisht ose përfundimisht cilindo nga shërbimet ose pjesë të këtyre shërbimeve, ose një pjesë të funksioneve të këtyre shërbimeve, duke përfshirë çdo aplikacion që tashmë ka nisur. Përveç kësaj, ne gëzojmë të drejtën për të prezantuar ose paraqitur karakteristika të reja ose aplikacione të reja për të përmirësuar shërbimet tona.

Përshkrim i produktit

Ne përpiqemi të jemi sa më të saktë të jetë e mundur në informacionin që paraqesim, megjithatë, nuk mund të garantojmë që përshkrimet e produkteve ose përmbajtja produkteve të tjera në faqet tona të internetit duke përfshirë skosmetics.com  të jenë të sakta, të plota, aktuale ose pa gabime. Nëse një produkt i blerë nga ju në thelb ndryshon nga produkti i listuar në faqen e internetit të skosmetics.com, ju keni mundësinë ta ktheni produktin.

Blerja e një produkti

Ju mund të blini produktet e listuara në faqen tonë të internetit duke zgjedhur artikullin që dëshironi të blini dhe ta dërgoni në shportë (duke klikuar butonin “Shto në shportë”). Pasi të keni mbaruar zgjedhjen e artikujve, shfaqet vlera e porosisë (porosisë) tuaj dhe numri i artikujve të porositur. Pastaj vazhdoni me procesin e blerjes, duke ndjekur hapat më poshtë. Pasi të keni përfunduar procesin, do të merrni një email që konfirmon se porosia juaj është pranuar me sukses.

Ne ju këshillojmë të siguroheni që informacioni juaj të jetë i saktë, i përditësuar dhe i plotë përpara se të bëni ndonjë porosi ose blerje tjetër. Ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë humbje që mund të shkaktohet nga ndonjë informacion i pasaktë ose jo i plotë.

Ne ju këshillojmë të siguroheni që të keni fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj bankare para se të vijoni me transaksionin tuaj të blerjes, të keni kufirin e mjaftueshëm të kredisë në kredinë tuaj për përpunimin e transaksionit ose të keni mjaftueshëm pagesa në para.

Për të shmangur ndonjë dëmtim nga një porosi e gabuar, ne ju kërkojmë të siguroheni që nuk po bëni një porosi të gabuar para transaksionit të blerjes. Gabimet gjatë kryerjes së porosisë janë përgjegjësia juaj dhe ne nuk mund të marrim asnjë përgjegjësi. Të gjithë artikujt e blerë tek Ne dorëzohen përmes një kontrate dorëzimi. Kjo do të thotë që rreziku i humbjes ose dëmtimit të sendeve do t’ju kalojë menjëherë juve pasi të dorëzohen.

Kthimet dhe Rimbursimet

Artikujt që në thelb nuk përputhen me specifikimet, modelin, përshkrimin e produktit të porositur, keni të drejtë t’i ktheni, zëvendësoni ose të rimbursoheni për ato deri sa t’ju kemi paralajmëruar paraprakisht. Artikulli që ju ktheni konsiderohet i pranuar nga ne vetëm kur artikulli dorëzohet në qendrën tonë speciale të sendeve të kthyera.

Refuzimi ose anulimi i një transaksioni

SKosmetics gëzon të drejtën në çdo kohë, nën vullnetin e saj të lirë, të refuzojë ose anulojë një transaksion në internet për çfarëdo arsye. Disa situata që mund të rezultojnë në një refuzim ose anulim të një transaksioni në internet, përfshijnë pretendime për mashtrim me kartë krediti ose debiti kur ka arsye të besohet se transaksioni në internet është i paautorizuar, shkel ndonjë ligj, rregull apo rregullore. SKosmetics në çdo kohë mund të kërkojë verifikim ose informacion shtesë në lidhje me ndonjë transaksion në internet.

Taksat dhe Tarifat Doganore

Çmimi i produkteve të listuara në faqen tonë të internetit përfshin doganën dhe TVSH-në, megjithatë, para se të vazhdoni me porosinë, ju lutemi lexoni me hollësi detajet e porosisë. Në rastet kur asnjë tarifë tjetër doganore ose tarifa të tjera të përcaktuara me ligj nuk janë përfshirë në çmimin e produktit, atëherë jeni të detyruar që përveç çmimit të blerjes të produktit të paguani të gjitha taksat dhe tarifat e tjera (të zbatueshme për blerjet e jashtme).

Kujdesi ndaj klientit

Kujdesi ndaj klientit ka një rëndësi të veçantë për ne. Nëse keni nevojë për ndihmë në përpunimin e çdo transaksioni, ndjekjen e porosisë tuaj, ose ndonjë shërbim tjetër, ju keni mundësinë të lidheni drejtpërdrejt me ne.

Plotësime-Ndryshime të kushteve

Ne vazhdimisht përmirësojmë shërbimet ekzistuese dhe ofrojmë shërbime të reja. Kjo do të thotë që ne mund të shtojmë funksionalitete të reja, produkte ose shërbime, ose t’i ndalojmë ato. Ne mund të ndërmarrim ndonjë veprim në çdo kohë dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju njoftojmë paraprakisht.

Shpresojmë që t’i përdorni shërbimet tona përgjithmonë; megjithatë, ju mund ta ndërprisni marrëdhënien me ne duke fshirë llogarinë tuaj. Në të njëjtën kohë, ne mund të përfundojmë kontratën tonë në çdo kohë, për çfarëdo arsye, pa njoftim paraprak. Kjo do të thotë që ne mund të vendosim kufizime shtesë në lidhje me përdorimin e shërbimeve ose nuk ofrojmë më shërbimet tona. Për shembull, ne mund të çaktivizojmë llogarinë tuaj për shkak të mos përdorimit të shërbimit për një kohë të gjatë.

HEQJA DORË NGA PËRGJEGJËSIA DHE LIGJI I ZBATUESHËM

Çdo konflikt, mosmarrëveshje ose pretendim që lind nga ose në lidhje me këto Kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose mos vlefshmërinë e këtyre Kushteve, do të zgjidhet me arbitrazh brenda Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, në përputhje me Ligjet e Zbatueshme të Republikës së Shqipërisë.

Kthimet

Ne sigurojmë kënaqësinë e klientit 100% për blerjen tuaj dhe politika jonë është që ju të mund ta ktheni porosinë tuaj brenda 7 ditëve nga data e blerjes dhe të plotësoni kërkesat e mëposhtme :

Për të qenë i pranueshëm për kthim, artikulli juaj duhet të jetë i papërdorur dhe në të njëjtën gjendje që e keni marrë. Ai gjithashtu duhet të jetë në paketimin origjinal. Për të përfunduar kthimin tuaj, ju kërkojmë me mirësi një faturë ose dëshmi të blerjes.

Rimbursimet

Pasi kemi pranuar artikullin e kthyer, ne do t’ju dërgojmë një email për t’ju njoftuar se kemi marrë artikullin tuaj të kthyer. Nëse është e zbatueshme, rimbursimi juaj do të përpunohet, dhe një depozitim bankar do të aplikohet automatikisht në kartën tuaj të kreditit ose sipas metodës origjinale të pagesës, brenda 3 ditëve të punës.

Rimbursime të vonuara ose të humbura:

Nëse nuk keni marrë ende një rimbursim, kontrolloni së pari llogarinë tuaj bankare. Pastaj kontaktoni shoqërinë ose bankën tuaj të kartave të kreditit, pasi mund të duhet ca kohë para se rimbursimi juaj të kryhet zyrtarisht. Nëse akoma keni nevojë për ndihmë për gjetjen e rimbursimit, ju lutemi na dërgoni një email në [email protected] ose na dërgoni një mesazh  duke përdorur alternativën e mesazherit të Facebook-ut në faqen tonë.

Shkëmbimet

Ne i zëvendësojmë artikujt vetëm nëse ato janë të dëmtuar ose me defekt. Nëse keni nevojë ta shkëmbeni atë për të njëjtin artikull, na dërgoni një email në [email protected]

Transporti i Kthimit

Nëse kualifikoheni për të kthyer produktin tuaj, na dërgoni një email në [email protected] dhe ne do t’ju dërgojmë me email udhëzimet e kthimit.

Ju do të jeni përgjegjës për pagesën e kostove tuaja të transportit për kthimin e artikullit tuaj. Kostot e transportit janë të pa rimbursueshme.

Në varësi të vendit ku jetoni, koha që mund të nevojitet që produkti juaj i shkëmbyer të mberrijë tek ju, mund të ndryshojë.

Nëse jeni duke dërguar një artikull me vlerë mbi 60 euro, duhet të merrni në konsideratë përdorimin e një shërbimi transporti që ofron gjurmueshmërinë e produktit ose të blini sigurimin e transportit. Ne nuk mund të garantojmë marrjen e artikullit tuaj të kthyer.

Blerje të Sigurta

Informacion për mënyrën e pagesës

Metoda e pagesës

Sara Karaj si pronare e SKosmetics pranon metodat e mëposhtme të pagesës

Para ne dorë gjatë dorëzimit

Kartë Krediti

Pas pagesës, klientët shkruajnë detajet e kartës së tyre të kreditit në një sistem elektronik të mbrojtur bankar,

Blerjet mund të bëhen duke përdorur kartat Visa, Mastercard, American Express dhe Post-pay.

Të gjitha transaksionet përpunohen përmes një serveri të sigurt, duke garantuar mbrojtjen maksimale të të dhënave për klientët e SKosmetics. Operatorët e Shërbimit të Klientit të SKosmetics nuk janë të autorizuar, në asnjë mënyrë, të kërkojnë ose pranojnë numrat e kartës së kreditit dhe/ose detaje.

PayPal

Kur paguajnë me anë të PayPal-it, klientët mund të paguajnë drejtpërdrejt përmes llogarisë së tyre në PayPal ose duke përdorur sistemin e pagesës së kartave të mundësuar nga PayPal-i.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni www.paypal.com.

Pazar i sigurt

Të gjitha informacionet financiare, si numri i kartës së kreditit, data e skadencës, etj., menaxhohen drejtpërdrejt nga banka e cila garanton sigurinë e transaksioneve në internet.

Pronarja\( e SKosmetics) Sara Karaj nuk është e vetëdijshme për detajet e kartës së kreditit dhe për këtë arsye nuk është në gjendje në asnjë mënyrë t’i ruajë ato ose t’i mbajë mend.

Transporti dhe Tarifat

SKosmetics në pronësi të “Sara Karaj” i dërgon produktet e saj në Shqipëri dhe Kosovë dhe në mbi 190 shtete të tjera.

Për shkak të Ligjeve Ndërkombëtare që rregullojnë Tregtinë e importeve dhe eksporteve, TË GJITHA  produktet “Sara Karaj” si pronare e SKosmetics, dërgohen nga Tirana- (Shqipëri) ME NJË FATURË ZYRTARE që deklaron sasinë e saktë të mallrave të blera në LEKË.

Më poshtë vijon lista ku mund të shikoni kostot tuaja të transportit:

TiranaKosto
Kosto e transportit 250 all
Taksat e importitNUK Ka
KorrieriCourier Albanian Courier (AC)
Data e parashikuar e dorëzimit1-3 ditë pune*
Qytete të tjera në ShqipëriKosto
Kosto e transportit 350 all
Taksat e importitNUK Ka
KorrieriCourier Albanian Courier (AC)
Data e parashikuar e dorëzimit2 – 5 ditë pune*
KosovëKosto
Kosto e transportit 1.000 ALL
Taksat e importitPagesa e taksave të importit është vetëm përgjegjësi e Klientit
KorrieriTNT Express shipping 
Data e parashikuar e dorëzimit5 – 9 ditë pune*

Si mund ta di që porosia ime u konfirmua dhe do të dërgohet?

Do të merrni një email konfirmimi për porosinë tuaj brenda pak minutash dhe një email të veçantë me informacione për gjurmueshmërinë e porosisë sapo ajo të jetë dërguar. Ju lutemi vini re që porositë ndërkombëtarë nuk do të marrin informacion për gjurmueshmërinë.

Bëni dërgesa ndërkombëtare?

Po! Ne dërgojmë në mbi 190 shtete. Ju lutemi vazhdoni tek faqja e pagesës për të parë nëse dërgojmë në shtetin tuaj.

Informacione shtesë për  dërgesat ndërkombëtare

Ne nuk jemi përgjegjës për asnjë dorëzim të transportit që mund të preket nga dogana, dukuri natyrore, transferime nga posta tek transportuesi vendor i shtetit tuaj ose dëmtime ose vonesa të transportit ajror dhe tokësor.

Klikoni këtu për të parë detajet e dërgesave.

A është Shqipëria vendi juaj i transportit? Ju lutemi, blini në

RREGULLAT DHE KUFIZIMET PËR DËRGESAT

Porositë dërgohen vetëm në ditët e punës. Ditët e punës llogariten nga e hëna në të premte, duke përjashtuar festat kombëtare në Shqipëri.

• SKosmetics nuk bën dërgesa në kutitë postare.

• Nuk është e mundur të bien dakord për orën dhe ditën e mbledhjes së produkteve.

• Të gjitha dërgesat duhet të nënshkruhen pas marrjes.

• Kostot e transportit për produktet e kthyera NUK do të rimbursohen.

• Kërkesa për ndryshimin e adresës së dërgesës pas kryerjes së porosisë nuk do të autorizohet.

* Dërgesa e porosive me produkte me lule që kërkojnë aplikimin e luleve mund të marrë më shumë kohë, pasi lulet aplikohen me dorë.

Select your currency
EUR Euro