RRETH NESH

Kjo markë kozmetike është krijuar për ju! Le ta zbulojmë atë.

Kjo markë kozmetike është krijuar për ju! Le ta zbulojmë atë!

Në SKosmetics, ne besojmë thellësisht në fuqinë e kozmetikës – mënyrën se si ajo e transformon atë që jemi, si ndihemi, si e shohim veten. Pavarësisht nëse jeni ose jo në humor për të qenë magjepsëse ose nuk doni të vendosni aspak grim, ne dëshirojmë që ju të ndiheni vetja juaj më e mirë.

E themeluar nga Vlogerja e bukurisë Sara Karaj, SKosmetics është një kozmetikë e krijuar për të lehtësuar jetën tuaj të përditshme. Frymëzuar nga përvoja e gjatë e Sarës me produktet e kozmetikës dhe komuniteti i saj i bukurisë në internet, Skosmetics është krijuar për të fuqizuar dhe nxjerrë në pah çdo aspekt të personalitetit tuaj

Duke qenë se ne jemi një markë e pavarur,  nuk varemi nga kërkesat e aksionarëve ose mega-korporatave. Ne kemi për zemër bukurinë. Fuqinë transformuese si mendore ashtu edhe fizike të kozmetikës. Përbërës organikë, produkte të cilësisë më të lartë, të pa testuara në kafshë, të lehta për t’u përdorur, të krijuara qëllimisht për të funksionuar.

Select your currency
EUR Euro